Flash News

POLITIKOFF

Meri Shehu bën parashikimin për ngjarjet në BBV: Pas 19 dhjetorit komplikohet situata, do dalin të fshehta që nuk i dinim

Meri Shehu bën parashikimin për ngjarjet në BBV: Pas 19 dhjetorit

Sot në "Wake Up" ka qenë e ftuar astrologia Meri Shehu e cila është pyetur dhe për ngjarjet në shtëpinë më të famshme të momentit, atë të Big Brother Vip Albania.

Meri tha se duke qenë se ky program ka filluar kur Mërkuri ka qenë kundër, do të thotë që rrugës do sqarohen disa gjëra.

"Gjithmonë kur është Mërkuri kundër dhe fillon një edicion ose një marrëdhënie, ose diçka, ka gjëra që rrugës sqarohen por që edhe mund të ashpërsohen. Unë mendoj që pas datës 19 dhjetor, aty gjërat do komplikohen pak dhe do dalin disa të fshehta që ne nuk i kemi ditur, ose disa marrëdhënie që nuk i kemi kuptuar, ose disa synime që akoma nuk i kemi prekur në mënyrën se si funksionojnë ato."

Kjo do të ndodhi sepse sipas Merit:

"Sepse në datën 19, Afërdita, planeti që na jep harmoni midis njerëzve, kthehet dhe bëhet e kundërt. Imagjino, këta me Afërditë të drejtë dhe po pëlcasin. Me Afërditën kundër do fillojnë të kujtojnë njerëz nga e kaluara, problematika, situata. Do rikthejnë edhe njëherë gjëra që nuk i kanë bërë. Por këtu do kemi dhe gabime të konsiderueshme. Megjithatë, unë pres deri në datën 19 që gjërat të jenë ekspresive."

Të fundit