Flash News

POLITIKOFF

Meridian Ramçaj për banorët e Big Brother: Do ketë personazhe që urrehen

Meridian Ramçaj për banorët e Big Brother: Do ketë

Vetëm pas pak minutash do të nisë "Big Brother Vip", reality-show që mezi po pritet nga fansat e këtij programi dhe deri tani janë konfirmuar dy banorët e parë, si dhe dy opinionistët që do të jenë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.

Dy banorët e parë të konfirmuar janë aktorja Arjola Demiri dhe balerini Ilir Shaqiri.

Për të diskutuar më shumë rreth këtij “reality show” në emisionin “Ftesë në 5” ishin të ftuar Blendi Salaj, Marçela Lati dhe Meridian Ramçaj.

Meridiani bëri një deklaratë që ka marrë shumë vëmendje dhe habiti jo pak, kur tha:

“Do kesh më shumë material tek personat e njohur. Unë dua të shoh edhe anën tjetër të personi, familjare, se si mund të sillet në shtëpi, me komunitetin. Aty do ketë njerëz që urrehen me njeri-tjetrin. Ajo është gjëja më e bukur dhe unë mezi po e pres."

Të fundit