Flash News

POLITIKOFF

Mërkuri në prapavijë, datat në të cilat duhet të keni kujdes para se të merrni vendime

Mërkuri në prapavijë, datat në të cilat duhet të

Astrologia e njohur Krisanthi Kallojeri ka bërë përmbledhjen e shenjave të horoskopit për javën e parë të tetorit, në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv klan. Krisanthi u shpreh se do kemi një muaj mjaft dinamik, por nuk do të mungojnë vështirësitë. Ajo theksoi se sot dhe nesër nuk duhet të merrni vendime përfundimtare dhe mos besoni 100% në vlerësimet që bëni. Ndërsa nga data 5-8 tetor bëni marrëveshje dhe kontrata pasi do jenë mjaft rezultative.

Parashikimi astorologjik sipas Krisanthi Kallojerit:

“Lajmi kryesor i javës, por dhe i periudhës, është që sot Mërkuri kthehet në fushë të drejtë. Që sot deri në fund të muajit, 30 tetor, mund të veproni, të firmosni, të bëni kontrata sepse në fund të tetorit kthehet dhe Marsi në prapavijë, kështu që fillojnë prapë disa vështirësi. Çfarë keni për të bërë, përfitoni nga kjo periudhë, në tetor. Sot e nesër mos merrni vendime përfundimtare, mos besoni 100% në vlerësimet që bëni, në mendimet tuaja, në bisedat që do keni pasi nga të dyja palët nuk do ketë një qartësi dhe nuk ka një kthjelltësi.

Çdo gjë që doni të bëni, mund ta bëni nga e mërkura, nga data 5 deri të shtunën në datën 8. Firmosni, nënshkruani marrëveshje, bëni biseda, kontakte, janë zbuluese, të thella dhe rezultative. Ndërkohë që nga data 8 deri në 16 të jeni më të përmbajtur sepse do jeni shumë të ndjeshëm. Ka tendenca për lëvizje dhe veprime të gabuara dhe probleme shëndetësore. Do të jemi më të ekspozuar nga viruset.

Të dielën do ta konsideroja pozitive pasi do kemi marrëdhënie pozitive, bashkëpunime që do të jenë me baza të forta, afatgjata dhe do kemi sfida ku edhe sikur të hasim pengesa do të shikojmë që do të marrin drejtimin dhe vijimin e tyre në një sens pozitiv.”

Të fundit