Flash News

POLITIKOFF

Merr fund “lufta” mes Mandit të Nishtullës dhe Silva Gunbardhit në "Shihemi në gjyq"

Merr fund “lufta”

Sot në “Shihemi në gjyq” në ‘E diela shqiptare’ në Tv Klan, të ftuar kanë qenë Mandi i Nishtullës dhe Silva Gunbardhi, dy këngëtarët të cilët njohën për hitin “Të ka lali shpirt”. 

“Të ka lali shpirt” është kënga më e klikuar në Shqipëri. 

Në mes akuzave e përplasjeve nga ana e Mandit, Silva, e cila ka mbaruar për drejtësi bashkë me Enin dhe Arditin i shpjeguan Mandit gjithë situatën. 

Sipas Silvës ajo ka firmosur se do të merrte 10% nga kënga duke ia lënë 40% Mandit, por që në fakt i ka marrë Alfred Sula. Sipas Enit, Silva nuk ka asnjë faj, sepse asaj i takon të marrë pjesë, gjë që e pohoi dhe Mandi, por faji është i Alfred Sulës, i cili ka manipuluar kontratat, i ka të jashtëligjshme dhe i ka mashtruar të dy. 

“Unë investova për atë këngë, kam paguar klipin, e lashë Mandin si mbret, nuk e trajtova si ajo e Rumanisë apo si të tjerët. Doja që të gjithë ta donin Mandin”,- tha Silva 

“Mandi fakti që ti nuk ke marrë asnjë të ardhur nga kjo këngë është krim, por edhe turp”,- i tha Arditi Mandit, gjë e cila u pohua dhe nga Eni Çobani. 

Në fund Mandi dhe Silva pohuan se kjo gjë do të zgjidhet privatisht midis tyre e Enit dhe i dhanë duart njeri-tjetrit. 

Padrejtësia pra ishte bërë ndaj Mandit nga kushëriri i tij, pasi Silva merr një pjesë që i takon. 

Të fundit