Flash News

POLITIKOFF

Meryl Streep për "Djalli vishet me Prada": Ky rol më çoi drejt  depresionit

Meryl Streep për "Djalli vishet me Prada": Ky rol më

Aktorja e njohur Meryl Streep - e cila ka marrë shumë çmime të rëndësishme, gjerësisht njihet për rolin e saj në "Djalli vishet me Prada", rol që i dha dhe çmimin "Oscar".

Për 15 vjetorin e këtij filmi, aktorja ka dhënë një intervistë për “Entertainment Weekly”.

Meryl Streep për "Djalli vishet me Prada": Ky rol më

“Meryl është njeriu më pasionant dhe gazmor që ekziston dhe ishte shumë e vështirë për të, që në këtë rol të dilte tërësisht nga vetja. Në mund të shkonim dhe t’i tregonim: Ej, dëgjo pak çfarë ndodhi. Mund të ishte gjëja më interesante dhe gallatë, por Meryl-it nuk i qeshte më buza”, tregoi Emily Blunt.

“Ishte e tmerrshme! Ndihesha e ngecur dhe e vetmuar në guaskën time. Ndihesha e depresionuar. I dëgjoja të gjithë duke u shkrirë së qeshuri. Unë ndihesha kaq e dëshpëruar, sa për një moment mendova me vete: Epo, ky është çmimi që paguan për të qenë shef!”, tha vetë Streep.

Të fundit