Flash News

POLITIKOFF

Mes Bora Zemanit dhe Arbana Osmanit, Eno Popi e ka shumë të qartë të preferuarën e tij

Mes Bora Zemanit dhe Arbana Osmanit, Eno Popi e ka shumë të qartë

Koleg dhe mik i ngushtë me Arbana Osmanin prej shumë vitesh...Bashkëprezantues me Bora Zemanin në "Dancing with the Stars" prej disa muajsh. Cilën prej tyre do zgjidhte Eno Popi? 

I gjendur përballë kësaj pyetjeje mbrëmjen e djeshme në "Goca dhe Gra", moderatori zgjodhi Arbanën për të cilën tha se vitet e miqësisë flasim vetë. 

"Janë disa gjëra që janë afërmendsh. Me një njeri që vitet flasin, pyetja ndonjëherë nuk bën sens."-tha ai. 

Megjithatë, ai u shpreh me superlativa për Borën, për të cilën u shpreh se është shumë bashkëpunuese dhe ia bën punën më të lehtë. 

"Bora është një vajzë me të cilën kisha një njohje rastësore në të shkuarën. Pikat e takimit kanë qenë shumë të rralla dhe tani na u desh të punonim ngushtësisht. Kam gjetur një njeri shumë bashkëpunues, mirëkuptues, është shumë e qartë për gjërat që bëjmë. Ku ka më mirë se të gjesh dikë që thelbësisht është e qartë me veten dhe ta bën më të lehtë bashkëpunimin."- u shpreh ai.

Të fundit