Flash News

POLITIKOFF

Mes sulmeve ruse, dy të dashuruarit celebrohen në vendstrehimin e tyre në Kiev

Mes sulmeve ruse, dy të dashuruarit celebrohen në vendstrehimin e tyre

Pavarësisht përpjekjeve të Rusisë që të bombardojë e shkatërrojë Ukrainën, jeta dhe dashuria në këtë vend nuk mund të ndalet. Këtë e ka dëshmuar më së miri një video amatore e filmuar brenda një strehimore në Kiev, ku mijëra banorë të kryeqytetit u futën pas sulmeve të fundit ruse.

Një çift i ri nga Kievi shfrytëzuan rastin sa ishin në strehimore, që të kurorëzojnë dashurinë e tyre para mijëra bashkëkombëse. E veshur me fustan të bardhë nusërie, kurse dhëndri me kostum të zi dhe këmishë të bardhë, dyshja shkëmbyen puthje teksa turma brohoriste.

Të fundit