Flash News

POLITIKOFF

Mes Kosovës dhe Shqipërisë: DJ Dagz dhe Einxhel e kanë vendosur se ku do të jetojnë

Mes Kosovës dhe Shqipërisë: DJ Dagz dhe Einxhel e kanë

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz (Arbër Gumnishta) e nisën historinë e tyre në “BBVA 1” dhe sot, janë prindër të vogëlushit Trev dhe sigurisht, po planifikojnë të ardhmen së bashku. Ata kanë vendosur të zhvendosen përfundimisht në Kosovë dhe këtë e ka bërë të ditur vetë DJ Dagz.

Në një intervistë për emisionin “1 Natë”, Dagz u shpreh: “Mua më pëlqen shumë Tirana, Einxhelit i pëlqen Kosova dhe prej një viti e disa muajsh që jemi bashkë, kryesisht udhëtoj unë ose ajo, por nga muaji tjetër do të jemi në Kosovë përfundimisht. Einxhelit i pëlqen këtu edhe punën mendon ta vazhdojë në Kosovë", ka thënë ai.

Megjithatë, sërish janë shumë pranë dhe me shumë gjasa, do ta shohim shumë shpesh Einxhel, Trevin dhe Dagzin në Tiranë. 

Dagz foli edhe për përkujdesin e tij ndaj djalit 6-muajsh, duke theksuar se e ndihmon shpesh Einxhel dhe se s'e ka fare, po fare problem t'ia ndërrojë pelenat djalit.

Të fundit