Flash News

POLITIKOFF

Mes lotësh, bashkëshorti i Hueyda El Saied rrëfehet pas vdekjes së saj: I shkoj çdo ditë të varri, kishim shpresë deri në ditën e fundit

Mes lotësh, bashkëshorti i Hueyda El Saied rrëfehet pas vdekjes

Sot në emisionin e mëngjesit në ABC ka qenë i ftuar bashkëshorti i artistes së njohur që humbi jetën në një moshë shumë të re, Thierry, përmes një lidhje në Skype nga Luksemburgu.

Hueyda El Saied humbi jetën pas një beteje të ashpër me kancerin e gjirit, i cili ishte në fazën e avancuar. Thierry që në fillim të intervistës është përlotur kur ka parë videon me të cilën u hap kjo rubrikë e emisionit.

Ai tregoi se pavarësisht se mundohet të jetë i fortë, është në një kompleksitet ndjenjash.

“Është një shok shumë i madh. Mbetet një peshë e madhe, por përpara se të filloja, do doja të thoja shumë faleminderit për të gjithë mesazhet që kemi marrë nga ana e Shqipërisë. Këtë e them edhe në emër të Gabrielit. Shumë faleminderit. Është sërish një makth këtu nga ana ime. Por do të qëndroj i fortë, Gabrieli është më i fortë se unë. Duhet të qëndrojmë të fortë për Huejdën,"- tha ai.

Ndërsa, Albani, moderatori i emisionit e pyeti se si e morën vesh për sëmundjen pasi ky ishte një shok për të gjithë, Thierry tha:

"Mësuam për sëmundjen e saj përpara një viti e gjysmë, në korrik të 2019. Ishte zgjedhja e Huejdës ta mbante këtë sekret. Të gjithë e dinë që ajo ishte shumë e fortë dhe nuk donte që ne të ndjenim keqardhje. Edhe donte ta bënte këtë luftë e vetme."

Thierry po ashtu ka treguar edhe për Gabrielin dhe rrëfeu se edhe pse ai ishte vetëm 6-vjeç, i kishin treguar për gjendjen e mamasë së tij.

"Ne nuk i kemi fshehur asgjë Gabrielit, siç mund t’i flasësh një djali vetëm 6 vjeç. Ne i flisnim atij përpara çdo procesi dhe ishte i informuar në brendësi të situatës. Ne kishim shpresë deri ditën e fundit se ajo do të shpëtonte,”- tha Thierry.

Thierry ka treguar se vdekja e saj ka qenë një shok dhe për mjekët dhe infermierët, të cilët kanë qarë për të.

“Edhe për doktorët dhe infermierët ishte një shok, të martën në mëngjes shkuan në dhomë dhe qan. Kjo ishte diçka surprizuese edhe për mua. Ajo krijoi lidhje me mjekët dhe infermierët dhe të gjithë e mbajnë mend buzëqeshjen e bashkëshortes time."

Në rrëfimin e kujtimeve për bashkëshorten e tij të ndjerë, Thierry tha se ai dhe Gabriel kanë vendosur ta mbajnë të hapur Instagramin e Hueyda, në mënyrë që të mbajnë lidhjen me të.

"Në fakt ne vendosëm së bashku me Gabrielin ta mbajmë të hapur Instagramin, në fillim për ne, sepse mund ta mbajmë të hapur këtë lidhjen me të. Duket sikur ajo është akoma këtu dhe mendova se do të ishte diçka shumë e mirë për të gjithë shqiptarë, që e donin bashkëshorten time. Për mua nuk është e lehtë të mbajë të hapur rrjetet sociale,"-  u shpreh Thierry, teksa përlotet sërish.

Thierry tha po ashtu dhe për premtimin që i ka bërë bashkëshortes së tij, premtim të cilin do ta mbajë gjithë jetën:

“Unë ndjehem shumë mirë për Gabrielin, sepse ai është shumë i fortë dhe është djali im tani. I bëra një premtim Hueydas për tu kujdesur dhe për të qenë babai më i mirë për Gabrielin. Unë do të jem aty për të gjatë gjithë jetës sime."

“Huejda nuk donte të fliste për atë çështje direkt me askënd. Ishte vendimi im dhe i familjes, që ta mbajmë Huejdën pranë Gabrielit dhe meje. Për shqiptarët është pak e vështirë të kuptohet. Po unë shkoj te varri i saj çdo ditë dhe flas me të. Kjo është arsyeja pse vendosëm që Huejda të prehej këtu.”

Të fundit