Flash News

POLITIKOFF

Mes lotësh, Kun Aguero i thotë ‘lamtumirë’ futbollit

Mes lotësh, Kun Aguero i thotë ‘lamtumirë’ futbollit

Kun Aguero nuk do të luajë më fushat e futbollit. Legjenda ika dhënë fund karrierës së tij, për shkak të problemeve me zemrën, që u diktuan disa ditë më parë.

Aguero ka njoftuar sot në një konferencë për shtyp, se e ka të pamundur të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit. “Kam vendosur të ndaloj së luajturi futboll. Është një moment shumë i vështirë për shëndetin tim. Dua t’iu them të gjithëve se bëra gjithçka që ishte e mundur”, është shprehur Kun Aguero.

Kun Aguero ndjeu shtrëngim në gjoks teksa ishte në fushë. Ai u detyrua të largohet pas përfundimit të pjesës së parë.

Të fundit