Flash News

POLITIKOFF

Mes Romeos apo Donaldit, kë zgjedh Aleksia Peleshi

Mes Romeos apo Donaldit, kë zgjedh Aleksia Peleshi

Aleksia Peleshi ishte pjesë e sfidave në programin veror “Part Time”, që ka nisur këtë të shtunë me Rudina Dembacajn. E vendosur në kuzhinën e një resorti luksoz, ajo ia doli me sukses të gatuante, por nuk u shpëtoi edhe pyetjeve provokuese të Rudinës.

Kështu, mes disa pyetjeve të shpejta, asaj iu kërkua edhe të zgjidhte “Donaldi apo Romeo”, që e vendosi paksa në siklet.

Por vendosi të bëjë një zgjedhje tjetër nga ajo që pritej: “Donald”, – tha ajo pas pyetjes, pa dhënë shpjegime.

Aleksia, gjithashtu, tha se ka një tatuazh që shkruan ‘Dad’, dedikuar babit, por po ashtu ka pasur edhe tatuazh tjetër të një djali që ka dashuaruar: “E kam pasur, por e kam mbuluar, jo për Romeon”.

Të fundit