Flash News

POLITIKOFF

Mes ushqimeve të 'vyera' për shëndetin, ekziston sanduiçi që të shton 33 minuta jetë

Mes ushqimeve të 'vyera' për shëndetin, ekziston

Të ushqyerit është një proces që gjithsecili duhet t’i kushtojë vëmendje, për të marrë thuajse të gjitha lëndët e nevojshme për një dietë të shëndetshme.

Bazuar në kërkimet shkencore të ekspertëve të shëndetit janë disa ushqime të cilat nuk duhen nënvlerësuar, përkundrazi duhet me patjetër të jenë pjesë e dietës sonë ushqimore.

Universiteti i Miçiganit publikoi një listë me 5.800 lloje ushqimesh që ndikojnë pozitivisht në jetëgjatësinë tonë, duke i klasifikuar në disa kategori.

E gjelbra, së cilës i përkasin ushqimet që rrisin kufirin e jetës sonë, e kuqja me atë që bëjnë të kundërtën dhe portokallia me ato neutrale.

Zona e gjelbër përbëhet kryesisht nga arra, fruta, perime, fibra dhe disa ushqime deti.

Shumica e shpendëve, ushqimeve me bazë veze dhe perimeve serë gjenden në portokall.

Sa për të kuqen, ajo përmban kryesisht mish të kuq të përpunuar, djathëra dhe salmon.

Por, ushqimi që tërhoqi vëmendjen është sanduiçi klasik me reçel dhe gjalpë kikiriku, i cili shton 33 minuta në jetën tonë. Ndoshta shumë pak mund ta besonin, por do të ishte mirë të nisnit ta konsumonit sa më shpejt.

 

Të fundit