Flash News

POLITIKOFF

Mesazhe prekëse, personazhe të jetës publike shprehin ngushëllime për Hueyda El Saied

Mesazhe prekëse, personazhe të jetës publike shprehin

Artistja shumë dimensionale Hueyda El Saied është ndarë nga jetë në një moshë shumë të re dhe ky lajm ka tronditur gjithë kolegët e miqtë e saj dhe po ashtu edhe fansat.

Hueyda El Saied vuante nga kanceri dhe e ka humbur këtë betejë mëngjesin e sotëm duke ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare dhe ka lënë pas djalin e saj 6-vjeçar Gabrielin dhe bashkëshortin, me të cilin pak kohë më parë kishte lidhur edhe martesë.

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët. Hueyda ka provuar të bëjë shumëçka në televizion, ajo këndonte, kërcente, moderonte, pikturonte dhe madje edhe ka qenë spikere lajmesh. Buzëqeshja e saj ishte karakteristike dhe ka pasur shumë miq të ekranit, të cilët sot janë tronditur nga ky lajm dhe kanë shprehur ngushëllimet në rrjet.

Disa prej tyre i keni më poshtë:

Kryeministri Edi Rama: 

Lamtumirë shoqe e vogël

Arbana Osmani

Çfarë trishtimi!
Shumë e lumtur që ndava një copë rruge me një artiste shumë dimensionale dhe një njeri fantastik e frymëzues. U prehsh në paqe Hueyda.

Blendi Fevziu

Ishe e re dhe e doje jetën shume për te ikur kaq herët. U prehsh ne paqe Huejda…

Isli Islami

Isha gati për ta postuar në mëngjes sepse më doli tek memories një ndër fotot bashkë... Hueyda, i dhe buzëqeshje KUJTDO që të takoi sado pak në këtë jetë, në të cilën unë do të kisha dashur të qëndroje më shumë. Perëndia ngushëlloftë zemrat e atyre që të deshën aq fort e që dhimbjen sot e kanë të papërshkrueshme.
Na trishtove shumë...

Soni Malaj

Zemerthyer nga ky lajm i trishte. Hueyda jone ka nderruar jete,nga nje semundje e rende….Ne moshe kaq te re,nene e nje djali te vogel te mrekullueshem,semundja u tregua e pameshirshme!!!Trishtimi per te gjithe ne qe te njohem nga afer eshte i madh,qofsh e parajses ????????????

Olti Curri

Hueyda e mire ???? nuk e besoj dot qe po shkruaj fjale lamtumire per ty. Dhe radhet e fjaleve jane kaq te zbrazura per te treguar energjine, simpatine dhe dashamiresine tende.
Zoti u nxitua me ty, ndaj atij i lutem te te mbaje prane vetes dhe te kete kujdes per ty.
Te dua shume dhe ti e ke ditur gjithmone kete gje.
????????????

Rudina Magjistari

O çfare dhimbje, Hueyde! E pabesueshme! Trondites ky lajm i hidhur sot, te cilin ke ditur ta mbulosh aq mire, pas buzeqeshjes tende unike e shpirtit qe s’tu ngrys nje çast. Prehu ne paqe, artiste!

Mesazhe prekëse, personazhe të jetës publike shprehin

Mesazhe prekëse, personazhe të jetës publike shprehin

Mesazhe prekëse, personazhe të jetës publike shprehin

Mesazhe prekëse, personazhe të jetës publike shprehin

Mesazhe prekëse, personazhe të jetës publike shprehin

Mesazhe prekëse, personazhe të jetës publike shprehin

Mesazhe prekëse, personazhe të jetës publike shprehin

Të fundit