Flash News

E-TJERA

Mesazhi i fundit i Etilda Gjonit si ministre dhe fjala e saj e parë në detyrën e re

Mesazhi i fundit i Etilda Gjonit si ministre dhe fjala e saj e parë në

Etilda Gjoni, ish-ministre e Drejtësisë, ka dhënë mesazhin e saj të fundit si ministre dhe në fjalën e saj të përmbylljes së kësaj eksperience, ka falenderuar bashkëpunëtorët, mbështetësit apo edhe kritikët e vërtetë  që i qëndruan në krah.

Sipas Gjonit, "Reforma në Drejtësi", të cilën e veçon dhe si një prej arritjeve të saj më të mëdha, "po oksigjenon të tashmen dhe të ardhmen e përbashkët".

"Pikërisht për këtë, gjatë këtyre katër viteve kemi luftuar betejë pas beteje që ta kthenim këtë projekt të madh në një realitet sa më të prekshëm, ku një sërë rezultatesh sot janë dëshmi reale e përpjekjeve tona për të ngritur sistemin e ri të drejtësisë, një sistem të pavarur, të pakorruptuar, të paanshëm, llogaridhënës dhe efiçent,"- shkruan ish-ministrja.

:Përgjatë këtij mandati, Ministria e Drejtësisë ka dëshmuar se është një partner tejet serioz në fushën e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë, duke nënshkruar marrëveshje të reja ekstradimi si dhe duke zbatuar me rigorozitet të gjithë detyrimet ndërkombëtare në luftën ndaj krimit transnacional,"- vazhdon ajo më tej.

Ndërsa ka shprehur entuziazmin e saj për rrugëtimin e ri dhe thotë se një kapitu;; mbyllet dhe një i ri hapet në angazhimin e saj politik:

"Jam tejet entuziaste që do të nis një rrugëtim të ri, për të kontribuar dhe për të dhënë maksimumin në angazhimin tim si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, për t’i dhënë zë qytetarëve që na besuan votën, si pjesë e skuadrës politike të Partisë Socialiste. Tashmë dhe në cilësinë e Zëvendëskryetares së Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Integrimin Evropian, së bashku me kolegët e tjerë deputetë do të jem aktivisht e përkushtuar për t’i shërbyer profesionalisht misionit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Tashmë që një kapitull mbyllet dhe një i ri hapet në angazhimin tim politik, në retrospektivë çdo arritje e vogël, çdo iniciativë e re dhe çdo sukses në rrënjosjen e drejtësisë së re do të ishin krejt të pamundura, pa mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama, i cili më dha privilegjin duke më besuar një prej detyrave më sfiduese në avancimin e agjendës sonë qeverisëse, në një nga periudhat më transformuese dhe domethënëse të sistemit të drejtësisë shqiptare. Ndaj, i jam tejet falënderuese që më dha mundësinë të kisha portofolin e drejtësisë dhe antikorrupsionit përgjatë një mandati të plotë qeverisës."

Të fundit