Flash News

POLITIKOFF

Mësohet arsyeja pse Meghan Markle dhe Princi Harry do të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar

Mësohet arsyeja pse Meghan Markle dhe Princi Harry do të

Princ Harry dhe Meghan Markle do të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm dhe është bërë e ditur se vizita do të jetë për arsye bamirësie. Ata do të marrin pjesë në Samitin One Young World në Mançester më 5 shtator, i cili mbledh së bashku liderë të rinj nga më shumë se 190 vende.

Mësohet arsyeja pse Meghan Markle dhe Princi Harry do të

Gjatë vizitës Princi Harry dhe Meghan do të jenë gjithashtu në një event për Lojërat Invictus në Gjermani. Hera e fundit që çifti ishte në Britaninë e Madhe ishte për festimet e Jubileut të Platinumit në qershor. Rikujtojmë se Harry dhe Meghan që prej vitit 2020 jetojnë në Kaliforni.

Mësohet arsyeja pse Meghan Markle dhe Princi Harry do të

Ndërkaq, rezidenca luksoze e Princit Harry dhe Meghan Markle në Montecito, në Kaliforni është grabitur jo një herë, por dy herë brenda disa ditëve, sipas gazetës ‘Sun’. Hajdutët u përpoqën të hynin në rezidencën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, ku ata jetojnë me djalin e tyre Archie, 3 vjeç dhe Lilybet 1-vjeçe. Në të dyja rastet është thirrur policia, sipas të njëjtave informacione.

Mësohet arsyeja pse Meghan Markle dhe Princi Harry do të

Hera e parë që policia mbërriti në rezidencën e Meghan dhe Harry ishte më 19 maj, në orën 18:00. Në fakt, kjo datë e veçantë ka një kuptim të veçantë për çiftin teksa festojnë përvjetorin e martesës.

Mësohet arsyeja pse Meghan Markle dhe Princi Harry do të

Të fundit