Flash News

POLITIKOFF

Mësohet vendndodhja në Tiranë ku do të zhvillohet "Sunny Hill Festival"

Mësohet vendndodhja në Tiranë ku do të zhvillohet

Dje u bë me dije se festivali “Sunny Hill” nuk do të zhvillohet këtë vit në Prishtinë, pasi kjo e fundit dështoi të bënte organizimin e duhur në kohë. Ky festival që organizohet nga këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, është zhvendosur në Tiranë këtë edicion.

Tashmë është zbuluar edhe vendndodhja ku do të mbahet festivali. Shpat Begolli, anëtar i ekipit organizativ ka zbuluar se festivali do të mbahet në parkun buzë liqenit artificial të Tiranës. Ai tha se Bashkia e Tiranës ka premtuar se do t’i bëjë të gjitha përshtatjet që festivali të mbahet aty.

“Është park, mirëpo atje është shumë më i madh sesa Gërmia. Si është kryer edicioni i vitit 2019, ne kemi kërkuar hapësirë të përshtatshme sepse festivali po rritej. Po të mbahej sot, Gërmia nuk do të na zinte”, është shprehur Begolli.

Begolli ka thënë thënë se gjithmonë kanë pasur ftesë nga Tirana që festivali të mbahej atje, por që ka thënë se zgjedhje e tyre ishte Prishtina. Ndër të tjera, Begolli ka treguar  për T7 se ata që kanë blerë biletat mund t’i kthejnë ato dhe t’i tërheqin paratë por që ata që vendosin të shkojnë në Tiranë nga Prishtina do të kenë lehtësira si, mbulimi i transportit.

Të fundit