Flash News

POLITIKOFF

Messi pret me padurim të kthehet në Barcelonë: Çfarë tha presidenti ishte e pavend, fjalët e tij më vranë

Messi pret me padurim të kthehet në Barcelonë: Çfarë

Në muajin gusht të këtij viti, futbollisti argjentinas Lionel Messi, i cili ka luajtur gjithë jetën e tij me Barcelonën, u transferua tek PSG-ja.

Pavarësisht se ka disa muaj nga largimi i tij prej klubit katalanas, Messi po mendon që tani rikthimin në “Camp Nou”. Në një intervistë për gazetën sportive “Sport”, ai e pranon se sapo të mbarojë kontratën me PSG-në, do të transferohet në Barcelonë.

 “Nuk e di se kur do të përfundojë kontrata ime me PSG-në. Por e sigurte është se ne do të shkojmë të jetojmë në Barcelonë, jeta jonë do jetë atje. Kështu duam unë dhe gruaja ime”.

Argjentinasi shtoi se ai do të dëshironte shumë që në një të ardhme të bëhej drejtori teknik i Barçës.

Messi iu përgjigj edhe pretendimeve të Presidentit Juan Laporta, se ky i fundit kishte shpresuar që argjentinasi të luante falas.

“Kurrë nuk m’u kërkua që të luaja pa u paguar. M’u kërkua që rroga të më ulej me 50% dhe e bëra pa asnjë problem. Donim ta ndihmonim klubin më shumë. Familja ime dhe unë donim të rrinim në Barcelonë. Mendoj se çfarë tha presidenti ishte e pavend. Fjalët e tij më vranë!”.

Messi ka firmosur për dy vite me gjigantët parisienë, me opsionin për të rinovuar edhe për një tjetër vit.

Të fundit