Flash News

POLITIKOFF

Mevlani dhe Sabiani nuk flasin më, përse u ftoh miqësia e dy ish-miqve

Mevlani dhe Sabiani nuk flasin më, përse u ftoh miqësia e dy

Mevlani dhe Sabiani kishin një miqësi me njëri tjetrit. Ata madje kanë publikuar dhe një këngë bashkë e cila pati sukses.

Por diçka krisi mes dy shokëve që njiheshin prej pothuajse një dekadë dhe fansat e dyshes e kanë vënë re këtë distancim.

Mevlani ishte i ftuar në “Shqipëria Live” ku foli për BBV dhe u pyet për ish-mikun e tij, Sabianin.

“Ne njihemi prej shumë vitesh dhe hyrja e tij ishte e papritur për mua. Nuk flasim prej kohësh, kemi pasur një mosmarrëveshje”, u shpreh ai.

Më tej gazetari aludon në mos Mevlani ishte shkaktari i prishjes së miqësisë, ish-konkurrenti i “Përputhen” përgjigjet duke thënë:

“Po mbase kam gabuar dhe unë, nuk është se ja vendos fajin Sabianit, thjesht kemi pasur disa mosmarrëveshje për çështje pune, por që besoj kur të dali do ti sqarojmë prapë”.

Të fundit