Flash News

POLITIKOFF

Michelle dhe Barack Obama do të bëjnë një serial komedi për Donald Trump në Netflix

Michelle dhe Barack Obama do të bëjnë një serial komedi

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama do të bashkohen me aktorin e humorit Adam Conover për të prodhuar një serial të ri komedi të përqendruar rreth qeverisë amerikane dhe administratës së Donald Trump.

Kompania e produksionit të Barack dhe Michelle Obama “Higher Ground Productions” ka arritur një marrëveshje me Netflix për serialin.

 “The G Word with Adam Conover” me këtë titull seriali do bazohet në librin e Michael Leëws, “The Fifth Risk”, i cili hulumton kalimin e pushtetit nga administrata e Obamës tek Donald Trump pas zgjedhjeve të vitit 2016 dhe të gjithë kaosin që erdhi së bashku me të.

 

Të fundit