Flash News

POLITIKOFF

Mikesha e Ardian Bujupit i dha fund jetës në moshën 25-vjeçare, reagon i tronditur këngëtari

Mikesha e Ardian Bujupit i dha fund jetës në moshën

Sot është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj modelja 25-vejçare Kasia Lenhardt. Kjo ngjarje vjen vetëm një javë pasi ajo u nda me futbollistin gjerman Jerome Boateng. Një ndarje e cila nuk paska qenë e lehtë, pasi futbollisti tha në intervistë gjëra shumë të pakëndshme për modelen pak javë më parë.

Modelja Kasia ka qenë mikeshë shumë e mirë e këngëtarit shqiptar Ardian Bujupi, i cili ka reaguar i tronditur për ngjarjen.

Ardiani ka treguar përmes një postimi, se modelja 25-vjeçare do të merrte pjesë si modele në klipin e tij të radhës. Ai po ashtu ka dhënë edhe një mesazh të gjithë njerëzve, që bullizojnë të tjerët dhe ndikojnë në psikologjinë e tyre:

“Nuk mund ta besoj dhe më duhet kohë që ta pranoj! Kasia ka ndërruar jetë dhe ka kryer vetëvrasje, por ditët e fundit ne kemi folur përditë për videoklipin e ri që donim të xhironim bashkë. Ajo ishte e mbushur me energji dhe vetëbesim. Pavarësisht asaj që ndodhi, kjo shoqëri bullizuese vazhdon të gjykojë. Diçka duhet të ndryshojë! Ne duhet të ndryshojmë, le të jetë vdekja e saj një mësim si Princeshë Diana! U prehsh në paqe engjëll.”

Të fundit