Flash News

POLITIKOFF

Miku i Brad Pitt kundër Angelina Jolie: Kërkon të njollosë imazhin e tij

Miku i Brad Pitt kundër Angelina Jolie: Kërkon të njollosë

FBI nuk pritet që të rihapë hetimin për Brad Pitt edhe pse Angelina Jolie ngriti një padi.

Miku i Brad Pitt kundër Angelina Jolie: Kërkon të njollosë

Pitt ishte nën hetim nga FBI lidhur me akuzat për abuzim fizik pas një grindjeje të supozuar mes tij, Jolie dhe djalit të tyre Maddox, atëherë 15 vjeç, gjatë një fluturimi me avionin e tyre privat nga Franca.

Jolie, e cila ngriti një padi me emrin Jane Doe, dëshiron të dijë pse nuk u ngrit asnjë akuzë ndaj ish-burrit të saj. Mirëpo, një mik i Pitt është shprehur se Angelina po e bën këtë gjë për të njollosur imazhin e ish-burrit të saj.

Miku i Brad Pitt kundër Angelina Jolie: Kërkon të njollosë

“FBI e hetoi plotësisht incidentin, ka zero shanse që ata të rihapin çështjen. E gjithë kjo është një përpjekje e përbashkët për të njollosur Brad.”, tha ai duke shtuar: “Statuti i kufizimeve ka kaluar shumë dhe ata kanë parë të gjithë informacionin. Nuk ka asgjë të re këtu. Në atë kohë ata i morën parasysh të gjitha akuzat e Angelinës dhe nuk ngritën asnjë akuzë”, tha burimi për mediat e huaja - i cili ngelet konfidencial.

Të fundit