Flash News

POLITIKOFF

Miku i Donaldit tregon se çfarë do të ndodhë me emisionin "Më lër të flas"

Miku i Donaldit tregon se çfarë do të ndodhë me emisionin

Sot në "Abc-ja e mëngjesit" ka qenë i ftuar këngëtari Tiri Gjoci. Artisti është dhe mik i Donaldit, ish-banorit të "Big Brother Vip Albania". Ai më herët ka punuar me vëllezërit Veshaj në Binjakët Show, por nuk përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit dhe me emisionin e ri.

Në mënyrë indirekte, Titi konfirmoi se “Më lër të flas” nuk është anuluar ashtu siç është përfolur ë media dhe rrjetet sociale. Edhe pse në media doli se gjërat mes vëllezërve binjakë dhe Lori Hoxhës janë sheshuar dhe se emisioni do të vazhdonte, nuk kishte një konfirmim i plotë dhe ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me emisionin.

Moderatori i emisionit, Alban Musa e pyeti Tirin nëse do të punojë sërish me djemtë, Tiri tha se “e kam diskutuar me çunat dhe jemi shumë pro për këtë. Do të jetë e njëjta formulë”, tha ai duke nënkuptuar se do të jetë i ngjashëm me Binjakët Show. Por as Tiri nuk dha një përgjigje të saktë.

Të fundit