Flash News

POLITIKOFF

Çmimet në jug, Robert Berisha: Shita makinën për të paguar 7 ditë shezlonin në Jalë

Çmimet në jug, Robert Berisha: Shita makinën për të

Këngëtari Robert Berisha, ka ironizuar çmimet në jug, teksa ka ndarë një video mesazh në rrjete sociale, ku teksa ka treguar se momentalisht ndodhet për pushime në Jalë të Shqipërisë, duket se nuk është i kënaqur me çmimet.

Këngëtari thotë se nuk ka makinë, pasi e ka dhënë për katër ditë shezlone, duke u ankuar kështu për çmimet e shtrenjta që janë në jug.

 “Përshëndetje, a ka kush vjen me më marrë të hënën këtu në Jalë në Shqipëri se jam ardhur me makinë, por nuk e kam më. E dhashë makinën për katër ditë shezlonet me i pagu, nuk pata lekë. Do të thotë e lashë makinën, katër ditë shezlonet me dy shokët e mi. Do të thotë, pushimin e bëjmë si njerëz ama makinë nuk kam më. Ju përshëndes”, tha ai.

Të fundit