Flash News

POLITIKOFF

"Mirë u takofshim", Elvana Gjata rikthehet në Instagram dhe poston videon epike me mamanë

"Mirë u takofshim", Elvana Gjata rikthehet në Instagram dhe

Prej disa kohësh Eklvana Gjata është shumë pasive në rrjetet sociale. Që pas pjesëmarrjes së saj vitin që lamë pas në "Festivali i Këngës", Elvana Gjata nuk ka sjellë asnjë projekt muzikor. Të gjitha gjasat dhe pritshmëritë ishin që këngëtarja do fitonte "Fest 58" por ishte Arilena Ara ajo që i rrëmbeu trofeun.

Pas këtij momenti, Elvana mori një pushim në muzikë, ku sipas miqve të saj ajo gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë duke u përgatitur me projektet e reja muzikore.

Elvana ka postuar një album me foto dhe në fund fare një video dhe krahas tyre shkruan “Mirë u takofshim” duke na bërë të gjithëve të mendojmë se po vjen me një projekt të ri. Në fakt ajo po "bën gallatë" me atë që thotë mamaja e saj në video teksa po flet me dikë në telefon.

Mamaja e Elvanës dëgjohet duke thënë: “Gëzuar Vitin e Ri dhe mirë u takofshim! Flasim kur të takohemi!”

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

 

Të fundit