Flash News

POLITIKOFF

Misteri për vdekjen e 41-vjeçares, mesazhi i Zaimina Vasjarit

Misteri për vdekjen e 41-vjeçares, mesazhi i Zaimina Vasjarit

Bedrie Loka, nënë e katër fëmijëve, ndërroi jetë më 2 janar, teksa u gjet në banesën e saj nga bashkëshorti, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fillimisht u raportua se 41-vjeçarja kishte ndërmarrë aktin ekstrem pasi përmes një profili fals ishte bullizuar në rrjetin social TikTok.

Por një tjetër pistë po hetohet nga policia, e cila ka ndaluar bashkëshortin e viktimës, Xhemal Lokën. Ky i fundit dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, sipas pretendimeve të familjarëve të Bedries, çka ka ngritur dyshimet se një nga pistat që 41-vjeçarja mund të ketë ndërmarrë aktin ekstrem është pikërisht dhuna.

Gjithsesi ngjarja vijon të mbetet me mister, përsa kohë organet ligjzbatuese nuk kanë zbardhur ende shkakun që kanë shtyrë 41-vjeçaren drejt vetëvrasjes.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Zaimina Vasjari, ku siç pohon edhe vetë kjo e fundit, viktima punonte në fasonerinë e saj.

Zaimina shprehet se askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar por iu interesoi historia e Tik Tokut. “Tani prehu në paqe Bedrie”, e mbyll mesazhin e saj Zaimina.

Misteri për vdekjen e 41-vjeçares, mesazhi i Zaimina Vasjarit

Të fundit