Flash News

E-TJERA

Mjeku Pëllumb Pipero tregon hapur se cili është kandidati që mbështet në këto zgjedhje

Mjeku Pëllumb Pipero tregon hapur se cili është kandidati që

Jemi në prag të fushatës zgjedhore dhe me publikimin e listave nga partitë që do të përfshihen në zgjedhje janë bërë publike dhe emrat e kandidatëve.

Përfshirja e personave publikë dhe të të gjitha profesioneve, është diçka që ndeshet thuajse në çdo periudhë zgjedhore në Shqipëri. Përveç përfshirjes në lista, ka dhe nga ata që shprehin hapur pëlqimin dhe përkrahjen për një kandidat a një tjetër.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero - i cili është dhe një nga figurat që ka dalë më shumë në media gjatë pandemisë, duket se ka një të preferuar. Kjo nuk kuptohet qartë nga komenti që ka bërë, megjithatë fakti që e mbështet dhe e uron, me siguri është një tregues i pëlqyeshmërisë së mjekut për të.

Deputeti Eljo Hysko kandidon për një mandat tjetër nën logon e PS-së dhe është vendiosur i 32-ti në listë për qarkun e Tiranës. Në foton që ka postuar në Facebook, bie në sy komenti i mjekut Pipero, i cili shkruan:

"Suksese Elio, me besimin te ju te rinjtë edhe me shume te sigurte për një te ardhme me te mire për Shqipërinë! Suksese!"

Mjeku Pëllumb Pipero tregon hapur se cili është kandidati që

Të fundit