Flash News

POLITIKOFF

Mjeku që përqafon pacientin me Covid-19, fotoja që u bë virale

Mjeku që përqafon pacientin me Covid-19, fotoja që u bë

Pandemia e koronavirusit vazhdon të jetë një problem për shumë shtete të botës ku po përballemi me një valë të dytë të infektimeve - gjë që ka sjellë kufizime të tjera dhe masa shtrënguese në shumë shtete të botës.

Gjatë Ditës së Falënderimeve është realizuar në Amerikë një foto shumë e veçantë që është bërë virale. Një mjek, i veshur komplet me uniformën e tij dhe veshjen anti-Covid, shihet duke përqafuar një pacient me koronavirus mes krizës së vazhdueshme shëndetësore.

Ai është identifikuar si Dr. Joseph Varon, i cili përqafon pacientin e tij për t'i dhënë forcë një pacienti të moshuar që vuan nga COVID-19. Fotoja u bë në njësinë e kujdesit intensiv të Houston's United Memorial Health Center, në Ditën e Falënderimeve që përkonte edhe me ditën e 252-të të Varon për punën në spital.

Mjeku shpjegoi se si ka qenë jeta në spital gjatë muajve të fundit mes krizës shëndetësore:

"Ditët e fundit, kemi pasur një rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve. Nuk ka dyshim që pacientët po vijnë më të sëmurë, sepse ata po presin më gjatë për të shkuar në spital. Fatkeqësisht, shqetësimi im për gjashtë deri në dymbëdhjetë javët e ardhshme është që nëse nuk i bëjmë gjërat siç duhet, Amerika do të shohë ditët më të errëta në historinë moderne mjekësore amerikane."

 

Të fundit