Flash News

POLITIKOFF

Modelja braziliane humb jetën pas operacionit plastik

Modelja braziliane humb jetën pas operacionit plastik

Luana Andrade, një influencuese e njohur braziliane, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 29-vjeçare në një spital privat në Sao Paulo.

Andrade po i nënshtrohej një operacioni liposuctioni, me qëllim që të përmirësonte pamjen e saj për rrjetet sociale.

Gjatë procedurës, ajo përjetoi disa komplikime dhe zemra e saj u ndal afërsisht dy orë e gjysmë pas operacionit.

Disa orë para vdekjes, Luana Andrade pozonte në foto me kostumin e stërvitjes për gjysmë milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, para se të shkonte te kirurgu estetik për një ndërhyrje në gju.

Të fundit