Flash News

POLITIKOFF

Modelja pa komplekse që hoqi implantet e gjoksit, pranon se ka bërë ndërhyrje në fytyrë

Modelja pa komplekse që hoqi implantet e gjoksit, pranon se ka

Chrissy Teigen nuk është thjeshtë një modele, ajo është dhe një "influencer" (ndikuese) e cila ka shumë ndjekës nga e gjithë bota, e kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Chrissy - bashkëshortja e këngëtarit të njohur John Legend - ka folur gjithnjë pa komplekse për ndërhyrjet e saj estetike dhe madje edhe kur është penduar, siç ka ndodhur së fundmi, ku hoqi implantet e gjokseve sepse ishte penduar dhe nuk po i duronte më.

Modelja pa komplekse që hoqi implantet e gjoksit, pranon se ka

Modelja e famshme tregoi se ka kryer një ndërhyrje për të hequr yndyrën nga faqet e saj. Pak vite më parë, modelja tregoi se kishte bërë një ndërhyrje në sqetull për të parandaluar djersitjen e tepërt.

Modelja ka qenë gjithnjë e hapur për të folur rreth jetës së saj e fansat. Ajo madje ka ndarë me fansat hap pas hapi dhe historinë më të dhimbshme që ka përjetuar, humbjen e djalit të saj Jack.

Të fundit