Flash News

POLITIKOFF

Modelja që bëri shqiponjën përfundon në spital pasi kthehet në Serbi

Modelja që bëri shqiponjën përfundon në spital pasi

Valentina Petroviç e cila do të përfaqësonte Serbinë në garën "Miss Intercontinental" në Egjipt, ka marrë kritika të shumta për shkak të simbolit të shqiponjës dy krenare që ajo bëri me duar.

Petroviq është kritikuar shumë në Serbi pasi bashkë me Miss Kosovën dhe Miss Shqipërinë kishin bërë me duar këtë simbol. Më pas miss-i serb, është tërhequr nga gara duke thënë se nuk ishte e vetëdijshme për gjestin e saj.

Modelja që bëri shqiponjën përfundon në spital pasi

Kolegia e saj, Nadja Kljajiç, tha se Valentina Petroviq sapo ka arritur në Serbi ka përfunduar në spital.

“Jam në kontakt me menaxherin dhe drejtorin e garës i cili më informoi. E kuptoj se është e papranueshme çfarë ndodhi. Ajo ka stres të shtuar dhe e pret presion i madh. Ata e mbajtën në kufi për një kohë të gjatë kur është kthyer në Serbi”, mësohet të ketë thënë Kljaiç.

Të fundit