Flash News

POLITIKOFF

Modelja ruse ngre dyshime se është martuar me Don Xhonin

Modelja ruse ngre dyshime se është martuar me Don Xhonin

Dy javë më parë, u aludua se Don Xhoni është ribashkuar me ish-të dashurën e tij modelen ruse Ariana Lirey. Ishte kjo e fundit ajo e cila publikoi në mediat sociale një foto me reperin ku shiheshin në makinë duke u puthur. Ajo më pas tregoi se ishin bashkë në Mal të Zi.

Sakaq, së fundmi Don Xhoni ka publikuar këngën e tij të re ku protagoniste është pikërish ish-e dashura e tij. Kënga flet për një histori dashuri të përfunduar teksa dyshja shfaqet në momente intime dhe shumë të afërta.

Një postim shumë i dyshimtë është bërë sot nga Ariana në mediat sociale, duke na bërë të mendojmë se ata mund të jenë martuar. Ajo ka bërë një tatuazh ku shkruan “Mrs. Isufi” në dorë, ndërsa krahas fotos shkruan “Të lidhur përgjithmonë”.

Nuk e dimë sa e vërtetë është apo thjesht PR nga ana e tyre, por vëmendja e fansave është e gjitha tek ta.

Të fundit