Flash News

POLITIKOFF

Modelja shqiptare që refuzoi të dilte në foto me Donald Trump

Modelja shqiptare që refuzoi të dilte në foto me Donald Trump

Prej disa vitesh, modelja shqiptare Zana Krasniqi ka pasur një karrierë shumë të suksesshme, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës - karrierë të cilën e la më pas, për t`iu përkushtuar familjes.

Zana ka qenë e ftuar në "Rudina" në Tv Klan ku ka treguar disa detaje për jetën e saj private por edhe nga karriera.

Zana ka treguar edhe momentin kur ka takuar Donald Trump në SHBA, ku shprehet se nuk ishte aspak entuziaste dhe se nuk kishte dëshirë të pozonte pranë tij, duke e kundërshtuar fotografin e njohur Fadil Berisha.

Modelja shqiptare që refuzoi të dilte në foto me Donald Trump

“Kam punuar në disa fotoshoot-e, por nuk kam qenë modele e Trump Models. Atëherë Miss Universe e ka organizuar Trump Models dhe kur mbaronte Miss Universe ne na ftonin disa Misse për të bërë disa footoshoote, ku kam marrë pjesë dhe unë në disa prej tyre.

Unë kisha problem që Fadil Berisha po bënte foto dhe më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë që i thoja por nuk dua të bëj foto. Mua nuk mu duk një moment i rëndësishëm se thoja ok ai është biznesmen, se është biznesmen nuk do të thotë që të dalë foto me Miss-et. Unë rrija nervoze dhe Fadili më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë i thoja ky është biznesmen pse të dalë foto me neve, nuk dua të dal dhe në këtë foto jam nervoze.

Modelja shqiptare që refuzoi të dilte në foto me Donald Trump

Gjatë fotoshoot-it shumë vajza bënin çmos të dilnin në foto apo të bënin skena që t’i kapnin mediat, ndërsa unë isha pak më larg, skandalet nuk i doja shumë dhe fillova t’i shikoja gjërat më ndryshe sepse kur je aty i shikon gjërat më ndryshe. Fillova me vetveten, thoja Zan a je ti kjo, a je ti për t’u marrë me këto? A do këtë jetë?”, ka thënë ish-modelja.

Të fundit