Flash News

POLITIKOFF

Mohoi lidhjen me Mozzik, Kiara Tito tregon se çfarë fshihet pas fotos që ngatërroi rrjetin

Mohoi lidhjen me Mozzik, Kiara Tito tregon se çfarë fshihet pas

Kiara Tito ka folur sërish për lajmet që qarkulluan së fundmi se ajo dhe Mozzik kanë nisur një romancë. Shkak për këto thashetheme u bë një postim që bëri reperi në Instagram. Bëhej fjalë për një foto të shkrepur para pasqyrës me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil.

Mohoi lidhjen me Mozzik, Kiara Tito tregon se çfarë fshihet pas

Mirëpo, me shpejtësi nisi të qarkullojë një foto e Kiara Titos, ku shfaqej e veshur me një fustan të njëjtë. Vetë Kiara reagoi menjëherë:

"Më kanë ardhur këto foto në DM, gjithashtu po lexoj edhe në portale. Nuk para shprehem sepse përgjithësisht nuk i kushtoj rëndësi lajmeve nëpër portale, por doja t’ju thoja që nuk jam unë personi në foto."

Mohoi lidhjen me Mozzik, Kiara Tito tregon se çfarë fshihet pas

Së fundmi, e ftuar në Goca dhe Gra, aj ka sqaruar se çfarë qëndron pas fotos me fustanin jeshil.

"Isha në Prishtinë, kisha për të prezantuar një festival. Dhe mora një nga këto fustanet që janë seri, që i blejnë shumë vajza, markë e njohur dhe ekonomike. E mora me vete, e vesha, shkova për të bërë vetullat. Bëra një foto në pasqyrë. Në darkë pashë që po më bënin tag fansat e Mozzik. Më thoshin si ia bëre këtë Loredanës, si ia bëre Mozzikut. Sigurisht që ishte lajm i pavërtetë, duhet ta mohoja menjëherë."

Mohoi lidhjen me Mozzik, Kiara Tito tregon se çfarë fshihet pas

Të fundit