Flash News

POLITIKOFF

Monika dhe Antonela mesa duket u tallën me lajmin e dasmës së Ilir Shaqirit: "Gjino, u pika!"

Monika dhe Antonela mesa duket u tallën me lajmin e dasmës së

Dje doli lajmi se Ilir SHqiri këtë fundjavë do të bënte dasmë me gruan e tij, Emanuelën. Balerini e ka artikuluar shumë shpesh këtë dëshirë edhe kur ishte brenda shtëpisë por edhe pasi doli nga Big Brother Vip.

Sipas Vip Magazine, dasma do të organizohet nesër dhe pritet që të ketë të ftuar 100 veta. Ky lajm duket se është mohuar pasi miqtë e afërt të balerinit kanë thënë për disa media që nuk ka dasmë nesër. 

Megjithatë, vetë Iliri ka pohuar se dëshiron që dasmën ta bëjë në qershor.

Mirëpo, mesa duket Monika Lubonja dhe Antonela Berisha janë tallur sot me lajmin se Iliri do të martohet.

Duke bërë ironi dhe batuta me njëra-tjetrën dhe pse nuk përmendin ndonjë emër, ishte vetë Antonela ajo e cila e la të nënkuptohej teksa e quan balerinin “Gjino”.

Pjesë nga biseda e dy ish-banoreve:

Monika: Kam  një problem shumë të madh

Antonela: Çfarë ke?

Monika: Është apo nuk është e vërtetë

Antonela: Me thënë të drejtën është dhe dilema ime kjo. Të pyesim ndjekësit a është apo sështë e vërtetë lajmi.. Gjinoja..

Nuk dihet nëse dy ish-banoret po po ironizonin Ilirin por fakt që lajmi qarkulloi dje në media dhe po ashtu përmendja e "Gjinos", për të cilin gjithmonë i referohen batuta për "dhëndërr".

Kujtojmë se Iliri nuk ka bërë dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në Bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona.

Të fundit