Flash News

POLITIKOFF

Morina "harron" problemet me drejtësinë, i thotë “PO” propozimit romantik për martesë

Morina "harron" problemet me drejtësinë, i thotë

Këngëtarja Fjolla Morina ka qenë kryefjala e mediave gjatë këtyre javëve pas arrestimit të saj për armëmbajtje pa leje. Së fundmi ajo ka marrë propozim për martesë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Morina nëpërmjet disa postimeve në Instastory, ku ka treguar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq në formë zemre, në mes të të cilëve ishte formuar shkronja “F” me trëndafila të bardhë, si dhe unazën që ka marrë.

“Unë thashë po! Dashuri!”, shkruante Fjolla krahas fotove. Megjithatë, këngëtarja nuk e ka zbulur identitetin e partnerit.

Morina përflitet se është në një lidhje me biznesmenin Fisnik Syla, i cili ishte bashkë me këngëtaren në momentin që u ndalua nga Policia.

Morina "harron" problemet me drejtësinë, i thotë

Të fundit