Flash News

POLITIKOFF

“Mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës”, Xheisara e BBV duket se ka një histori të mbartur me dy ish-të dashurit

“Mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës”, Xheisara e BBV duket se ka

Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” kanë hyrë 5 banorë të rinj, mes tyre dhe këngëtarja Xheisara Frisku. 

Kujtojmë se Xheisara ka qenë konkurrente e festivalit “Kënga Magjike” në vitin 2019 me këngën “Si me t’lon”,por që u skualifikua pasi Jonida Maliqi e vlerësoi me buton të kuq. 

Ndërkohë një vit më vonë, në mediat online u shkrua pafund për ‘trekëndëshin’ e Jonidës,Romeos dhe Xheisarës. 

Xheisara e konsideroi hakmarrje të Jonidës dhe asokohe shpërtheu keq ndaj Jonida Maliqit: 

“Më thoshin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës, po s’kam kohë unë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto, s’jam kështu goce. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua. Kam tri vite që këndoj në një nga lokalet më të mira në Tiranë dhe pranë një ndër divave të Shqipërisë, Aurel Gaçe. Për aq kohë sa jam e përzgjedhura e Aurela Gaçes, unë kam gjithë botën. Nëse ka një njeri që i përulem, është Aurela Gaçe. Nëse ajo do të ma jepte këtë verdikt, nuk do të isha mërzitur fare. Unë nuk fus miq. Nuk jam tip lëpirës. Vetëm nga fakti që unë marr pjesë në një kompeticion, dua të ta vërtetoj ty që këtë pjesëmarrje e kam timen dhe do ta marr me drejtësinë time. Nuk mund të vij të lëpihem ty se je juria. Unë nuk e kam bërë dhe personalisht nuk kalova”, u shpreh asokohe Xheisara në emisionin “Thumb On”. 

Të fundit