Flash News

POLITIKOFF

"Mos më qesh në fytyrë", nisin përplasjet e para brenda BBVA

"Mos më qesh në fytyrë", nisin përplasjet e para

Mbrëmjen e së shtunës ka vazhduar transmetimi i reality show-t më të ndjekur në Shqipëri, BBV3. Me nisjen e edicionit të 3-të, filluan edhe debatet e para brenda shtëpisë.

Një prej banoreve të këtij formati, Rike Roçi, konkurentja e katërt, ka nisur një debat me Ilnisa Agollit dhe jo vetëm. Ka qenë dhe Jul Deda pjesë e këtij debati , ku sipas Rikes i kanë qeshur në fytyrë në mënyrë ironike.

Edhe pse Ilnisa është munduar të justifikohet se nuk ka tendencë të keqe ndaj Rikes, kjo e fundit nuk i pranon justifikimet dhe kthehet tepër ashpër.

"Nuk mund t’më qeshësh mua në fytyrë. Nuk je në atë nivel të më qeshësh mua në fytyrë. Mua mos më qesh me dhëmbët hapur në fytyrë se më kap 5 minutshi kaq po të them", ka thënë Rike.

 

Të fundit