Flash News


POLITIKOFF

"Mosmirënjohëse", Bled Mane shpërthen ndaj Kiarës

"Mosmirënjohëse", Bled Mane shpërthen ndaj Kiarës

Bled Mane njihet për deklaratat e tij të forta dhe të papritura. E e tillë ishte edhe ajo e mbrëmshmja për Kiara Titon. 

Nga studio e "Big Brother VIP" ai e etiketoi moderatoren si "mosmirënjohëse", ndërsa Luizin e kundërta e saj. Arsyeja? 

Këngëtari e ka përmendur disa herë në shtëpi kurse Kiara asnjëherë për "favorin" që sipas tij i bëri asaj. 

Sipas tij, Kiara do të ishte larguar para tij nga "Big Brother" po të mos ishte larguar vullnetarisht. “Luizi më ka habitur sepse më ka përmendur disa herë në shtëpi. Kurse Kiara kurrë. Kiara ka treguar që është mosmirënjohëse dhe do e shohim në vazhdim". 

Kujtojmë se Bledi la vullnetarisht BBV para pak javësh duke u shprehur se nuk do të ndajë çiftin. Ai ishte në nominim me Kiarën dhe Luizin, pasi Olta i nxorri të tre në televotim.

Të fundit