Flash News

POLITIKOFF

Motra e Emina Cunmulajt puth fotot dhe gëzon fitoren e Vuçiç, mediat: Në delir

Motra e Emina Cunmulajt puth fotot dhe gëzon fitoren e Vuçiç,

Javën e kaluar, Aleksandar Vuçiç fitoi mandatin e tij të tretë si President i Serbisë. Ish-ministri i Sllobodan Millosheviç gjatë kohës së gjenocidit në Bosnje dhe Kosovë duket se përkrahës edhe në mesin e shqiptarëve, e një prej tyre është dhe  motra e modeles së njohur, Emina Çunmulajt, Pepi.

Ajo ka shprehur hapur në rrjetet sociale gëzimin për mandatin e tretë të Vuçiç. Në foton që ajo ka postuar shihet duke puthur posterin e Vuçiç dhe mbi foto shkruan: E ardhmja është e ndritur” duke e aluduar të ardhmen e shtetit serb nën drejtimin e tij.

Pepi jeton prej kohësh në Beograd, ku është e angazhuar në firmën e saj të konsulencës se bizneseve. Këtë reagim të saj, sidomos mediat në Kosovë e kanë konsideruar si "delirante".

Motra e Emina Cunmulajt puth fotot dhe gëzon fitoren e Vuçiç,

Të fundit