Flash News

POLITIKOFF

Motra e Granitit i rikthehet historisë së BBV: Fifi duket se nuk e ka dashur

Motra e Granitit i rikthehet historisë së BBV: Fifi duket se nuk e ka

Historia e Fifit dhe e Graniti ka qenë një prej më të komentuarave në Big Brother Vip Albania dhe ka shkaktuar shumë zhurmë, pasi në këtë histori u përfshinë dhe familjarët.

Historisë saj me Granitin i është rikthyer edhe njëherë motra e këtij të fundit, Genta Cana, e cila u përballë më komente shumë negative gjatë BBV, kur ajo doli hapur kundër Fifit.

Prezantuesja ishte e ftuar në ‘’Robi plaket kur don vet’’ dhe teksa fliste për vëllanë e saj, ishte Roberti që i tha se ‘’Fifi e donte’’.

Motra e Granitit i rikthehet historisë së BBV: Fifi duket se nuk e ka

"E donte, e donte, më duket se e donte, por ndoshta edhe nuk e ka dashtë se mandej u krijuan disa pikëpyetje", tha Genta.

"Ata i dinë punët e tyre më së miri, se unë më nuk guxoj të përgjigjem asgjë sepse mua po mi marrin për të keq", vijoi ajo më tej.

Dyshja nuk përfundoi bashkë dhe sot Fifi vazhdon e lumtur lidhjen me Adis Patushin, me të cilin u njoh menjëherë pas daljes nga shtëpia.

Të fundit