Flash News

POLITIKOFF

Motrat Libohova mund të mos flasin me njëra-tjetrën, rikthehet sërish lajmi se dy artistet nuk kanë kontakt

Motrat Libohova mund të mos flasin me njëra-tjetrën, rikthehet

Nata nostalgjike e Festivalit të Këngës na solli disa nga krijimet ikonike të muzikës shqiptare. Konkurrentët pjesëmarrës rikthyen në vëmendjen tonë këngët e njohura të shoqëruar nga emra të njohur të muzikës shqiptare. Evi Reçi këndoi këngën e motrave Libohova, “Të kërkoj në ëndërrime”, por pa motrat Libohova. Evi u ngjit në skenë me Rosela Gjylbegun.

Por nga ana tjetër, Eranda Libohova nuk mungoi në skenën e Fest 61, ku shoqëroi Fabin në këngën e saj “Kthehu për vehte për mua”.

Pra, ftesën e refuzoi Irma Libohova? Nisur nga zënka e motrave prej viteve dhe refuzimi i Irmës për t’i dhënë fund inateve me Erandën, kjo hipotezë bëhet më e besueshme.

Arbana nuk e kaloi këtë momet pa theksuar.

Unë do doja të përshëndes Irma Libohovën nga ekrani që me siguri po na ndjek tani. Shpresoj që këtë këngë ta dëgjojmë edhe njëherë tjetër nga motrat Libohova. Vërtet,” -shprehet Arbana.

Të fundit