Flash News

POLITIKOFF

"Mund të kem bërë gabime", Beniada reagon pas deklaratës së Einxhel për ftohjen e miqësisë së tyre

"Mund të kem bërë gabime", Beniada reagon pas

Ishin shoqe të ngushta gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së Big Brother Vip por pas daljes Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani nuk u panë më në shoqërinë e njëra-tjetrës. Ftohja që kishte filluar brenda në ditët e fundit nuk u përmirësua pas daljes por gjërat shkuan edhe më keq.

"Mund të kem bërë gabime", Beniada reagon pas

Ditë më parë Einxhel tha se ajo ishte lënduar shumë nga ofendimet e mamasë së Beniadës nëpër komente në rrjete sociale. Ndërsa ditën e sotme ka reaguar modelja e njohur.

Beniada rrëfeu sot në "Wake Up" se është përpjekur disa herë që të ketë kontakte me prezantuesen por shtoi se nuk ka marrë një përgjigje. Më tej, ajo tha se mund të ketë bërë gabime por kur është pyetur për Einxhel nëpër intervista, ajo është treguar mjaft e kujdesshme me fjalët.

“Nuk mund të përfshij persona të tjerë, e kam kërkuar e I kam dërguar mesazh, jam kujdesur gjithmonë në intervista me fjalët që flas e të mos lëndoj asnjë njëri. E bukura është që personat të flasin e jo të flasin me të tjerët për mua por me mua. Mund të kem bërë gabime por kur më kanë pyetur për Einxhel kam qenë shumë e kujdesshme sepse gjërat duhet ti zgjidhim bashkë jo nëpër studio. Nuk e kam uruar se kam parë që kishte një ftohje nga ana tjetër. Sot do i çoj një mesazh se është munduar të flasë nëpër kanale të ndryshme, po ta shoh do të jem e para që do e përqafoj e do të flas. Nuk kam asnjë lloj ngarkese negative për të.”- nënvizoi më tej Beniada.

Të fundit