Flash News

POLITIKOFF

Mungoi gjatë në Instagram, blogrja e njohur shqiptare tregon për fatkeqësinë që i ndodhi vajzës saj gjatë pushimeve në Kosovë

Mungoi gjatë në Instagram, blogrja e njohur shqiptare tregon  për

Vjosa Muriqi ose siç e njohin më shumë si Mrs.Vjosa është nga blogeret shqiptare më të ndjekura në Instagram.

Vjosa është shumë aktive në rrjetet sociale ndërsa mungesa e saj prej tre javësh padyshim shqetësoi ndjekësit e saj.

Për herë të parë, ajo ka bërë një postim publik duke treguar arsyet. Vjosa ka treguar se ka ndodhur një fatkeqësi. Vajza e vogël e tyre, është përvëluar në Kosovë duke pësuar djegie në njërën dorë dhe dy këmbët.

Përmes një videoje, blogger-ja e njohur ka treguar se në dy ditët e para, vajza ka qenë në spitalin e Pejës teksa më pas kanë marrë rrugë drejt Gjermanisë, aty ku vazhdon të jetë e shtrirë, me shpresën që do të lirohen nga spitali përgjatë ditëve në vijim.

Rrëfimi i plotë i Vjosës vjen në videon e mëposhtme:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vjosa Muriqi (@mrs.vjosa)

Të fundit