Flash News

POLITIKOFF

“Muzg”, baleti modern kontemporan, premierë në TOB

“Muzg”, baleti modern kontemporan, premierë në TOB

Prej dy ditësh, në Teatrin e Operës dhe Baletit po shfaqet premiera e baletit modern dhe kontemporan "Muzg". Sot është dita e fundit e shfaqjes së kësaj premiere.

"A ndodh të humbasim identitetin nëse përjetimet tona veniten në muzgun e jetës? Po nëse emocionet nuk i lejojmë të depërtojnë në brendinë e unit tonë, do ketë më kujtime?"

“Muzg”, është një disiplinë e baletit modern kontemporan, që ndërthur natyrshëm lëvizjet trupore me përjetimet emocionale të njeriut.

"Me profesionalizmin e trupës së baletit të TKOB-së, nën koreografinë e balerinit të mirënjohur ndërkombëtarisht, Eno Peçi, dhe asistencën në koreografi të Eldad Ben Sasson, kjo premierë do të tërheqë pas vetes, nëpërmjet imazheve, të gjithë publikun artdashës,"- shkruan nër të tjera faqja zyrtare në Facebook e TOB.

“Muzg”, baleti modern kontemporan, premierë në TOB

Kujtojmë se biletën për këtë shfaqje mund ta tërhiqni  pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, nga ora 10.00- 14.00 dhe nga ora 16.00 deri 20.00.

Të fundit