Flash News

POLITIKOFF

Muzikanti i njohur padit Dua Lipën, pse akuzohet

Muzikanti i njohur padit Dua Lipën, pse akuzohet

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, po përballet me një tjetër padi nga muzikanti i njohur Bosko Kante.

Ky i fundit ka paditur artisten se as ajo dhe as shtëpia e saj diskografike, ‘Warner Music Group’ nuk i kanë kërkuar leje atij për të përfshirë muzikën e tij “Talk box” në remikset e hitit të saj “Levitating”.

Në padinë e ngritur ndaj këngëtares, Kante pretendon se ky veprim i Duas shkel të drejtat e tij si autor i këtyre këngëve, sipas Reuters.

Sipas burimeve Kante ka të drejtë për më shumë se 20 milionë dollarë fitime nga muzika e përdorur pa leje.

 

Të fundit