Flash News

POLITIKOFF

"Na është vënë Monika me bukë me vete", Elgit Doda i realizon këngën me titullin 'Piloti'

"Na është vënë Monika me bukë me vete", Elgit

Banorja e "Big Brother Vip Albania" Monika, ka krijuar një simpati të veçantë për parashutistin që kalon mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe madje e ka takuar në prime-n e fundit live në spektakël, të premten.

Duke u nisur nga kjo por dhe për faktin se kënga "Tradhtare" e Sabianit është bërë një "himn" tashmë për Moniken, kjo e fundit i ka kërkuar këngë Elgit Dodës, për të dhe pilotin. Edhe dje ajo e ka përsëritur kërkesën duke thënë:

“Mirëmbrëma Elgit, mirëmbrëma dhe ti Romeo. Si jeni në radhë të parë? Besoj që jeni shumë mirë. Tani, kjo gota është për ju, do ta kthej me fund për ju. Por mos harroni qëllimin: këngën për mua. Pra, piloti, shtëpia, trëndafili dhe Monika”.

Pas kërkesave të përsëritura, duket se Elgiti më në fund i ka plotësuar dëshirën Monikës. Në një story, ai i ka bërë tag Romeos dhe shkruan:

"Na është vënë Monika me bukë me vete."

Ndërsa në story-n tjetër, Elgiti ka postuar foton e "file" me këngën që është gati. Fansat e Monikës me zor presin ta dëgjojnë.

"Na është vënë Monika me bukë me vete", Elgit

"Na është vënë Monika me bukë me vete", Elgit

Të fundit