Flash News

POLITIKOFF

"Na kanë kopjuar emisionin", gazetari i njohur akuzon publikisht Florin dhe Orin

"Na kanë kopjuar emisionin", gazetari i njohur akuzon publikisht

Vera duket se është kthyer në një garë për drejtuesit e emisioneve që transmetohen në ekranet shqiptare. E këtë herë janë vendosur përballë dy nga emisionet verore më të ndjekura, "Pushime on Top" dhe "Ora Verore".

Drejtuesi i programit "Ora Verore" në Ora News, Ronaldo Sharka përmes një lidhje direkte nga Gjirkastra ka akuzuar publikisht kolegët e tij, Ori Nebiaj dhe Flori Gjini, se i kanë vjedhur jo vetëm formën e emisionit dhe fashën kohore të transmetimit, por edhe të ftuarit.

“Na kanë kopjuar jo vetëm të ftuarit, por edhe orarin dhe formën e transmetimit apo kamerat e fshehta që i kam bërë unë dhe po i bëjnë ata identike me po të njëjtën temë. E kam fjalën për një ndër moderatoret më të talentuara Ori Nebiaj dhe kolegun e saj në Pushime on Top”, është shprehur Sharka.



Të fundit