Flash News

POLITIKOFF

"Na ndalon policia, na vendos gjobë"/ Irma Libohova: Të na lejojnë deri në orën 2 të mëngjesit, njerëzit duan të argëtohen

"Na ndalon policia, na vendos gjobë"/ Irma Libohova: Të na

Këngëtarja Irma Libohova teksa flet për kufizimet e pandemisë, kërkon zgjatjen e orarit të lëvizjes deri në orën 02:00 të mëngjesit, duke theksuar se tani në verë errësohet që në orën 21:00.

Ajo shprehet se njerëzit duan të këndojnë dhe të argëtohen dhe donte që orari të ishte më i gjatë. Ajo tha se nuk ka mundësi për të lëvizur gjatë natës, pasi e ndalon policia dhe i vendos gjobë.

"Vera ime është plotë dhe do ishte shumë më bukur sikur të na e lëshonin orarin e kufizimeve, sepse e kemi shumë të limituar. Tani errësohet në orën 21:00, atëherë kur i bie të fillojë muzika? Është verë nuk është dimër, duhet të zgjatet orari pak më shumë. Nuk është çështje lekësh. Janë njerëzit që duan të këndojnë, të argëtohen. Do doja shumë të ishte më i gjatë orari. Të paktën orarin e kufizimit me makinat. Të na lejojnë deri në orën 01:00, 02:00 të mëngjesit. Duam të bredhim nga një vend në tjetrin dhe nuk kemi mundësi. Me të drejtë policia na ndalon e na vendos gjobë. Nëse unë e shkel rregullin, duhet të gjobitem e para." tha Irma Libohova për Ora News

Të fundit