Flash News

POLITIKOFF

NASA kërkon vullnetarë që të jetojnë një vit në një mjedis 3D si në planetin Mars, kriteret e eksperimentit

NASA kërkon vullnetarë që të jetojnë një vit

Agjencia hapësinore NASA po kërkon vullnetarë që t kalojnë një vit në një mjedis të përshtatur si në në planetin Mars.

NASA kërkon katër persona. Habitati marsian është 1,700 metra katrorë, i krijuar nga një printer 3D, është i vendosur brenda një ndërtese në Johnson Space Center në Houston, Teksas.

Nuk do të ketë dritare dhe vullnetarët do të konsumojnë ushqim të gatshëm për të ngrënë në hapësirë. Ata do të paguhen nga NASA dhe do të jetojnë duke bërë ecje në "hapësirë" dhe do të komunikojnë në mënyrë të kufizuar me familjarët.

Tre nga këto eksperimente janë duke u planifikuar nga NASA dhe i pari nis në vjeshtën e vitit 2022. Aplikantët duhet të kenë një diplomë master në shkencë, inxhinieri ose matematikë, ose të kenë përvojë si pilotë.

Agjencia gjithashtu thotë se vetëm qytetarët amerikanë ose banorët e përhershëm të SHBA kanë të drejtë të bëhen pjesë e  eksperimentit. Ata duhet të jenë të moshës midis 30 dhe 55 vjeç dhe me shëndet të mirë fizik, pa probleme dietike dhe jo të prirur ndaj sëmundjeve të lëvizjes.

Burimi: Skynews

Të fundit