Flash News

POLITIKOFF

NASA njofton se janë rritur shanset që një asteroid të godasë tokën

NASA njofton se janë rritur shanset që një asteroid të

NASA ka njoftuar se po rriten shanset që një asteroid mund të përplaset me tokën. Agjensia hapsinore iu ka bërë thirrje njerëzve që të mos kenë frikë, raportojnë mediat e huaja.

Pavarësisht se probabiliteti i një sulmi gjatë shekullit të ardhshëm ose dy është rritur nga 1 në 2,700 në 1 në 1,750, shanset mbeten të ulëta.

Këto rezultate bazohen në të dhënat e grumbulluara nga anija kozmike e NASA-s Osiris-Rex, e cila ka hetuar asteroidin që nga viti 2018.

Anija kozmike mblodhi të dhëna të mjaftueshme për dy vjet e gjysmë për të ndihmuar shkencëtarët të parashikojnë më mirë rrugën orbitale të asteroidit në të ardhmen.

Gjetjet gjithashtu duhet të ndihmojnë në përcaktimin e rrjedhës së asteroideve të tjerë, të cilët do t'i japin tokës një shans për të luftuar nëse i drejtohet një shkëmb tjetër i rrezikshëm.

Burimi: Euronews

Të fundit